Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E gjithë Spanja përulet para “Mbretit Ale”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: E gjithë Spanja përulet para “Mbretit Ale”   Fri Nov 21, 2008 2:49 pm

Të mërkurën në mbrëmje, të gjithë në Bernabeu janë ngritur në këmbë për të, ndërsa dje, një ditë pas ndeshjes, të gjitha faqet e para të gazetave sportive i janë dedikuar atij. Aleks Del Piero nuk mbaron së mahnituri. Pas dygolëshit në Champions kundër Realit të Madridit, Spanja ka celebruar natën magjike të kapitenit juventin.

Gjuha e Aleksit shihet në të gjitha gazetat iberike. Sajti i së përditshmes “Marca” hapet me festimin e Del Pieros dhe titullon: “Del Piero mposht Realin e Madridit”. “Pinturikio” është përkufizuar si “ylli” i bardhezinjve, ndërsa “As” ka nënvizuar ndeshjen katastrofike të bërë nga merenges, duke vënë si titull kryesor “Probleme në horizont”, nën fotografinë e një Rauli “të dëshpëruar”.

Më pas i përulet Del Pieros, që “ka dënuar” Realin në Bernabeu. Elozhe ka pasur edhe për Ranierin, që “e ka shpartalluar Madridin” me anë të presingut dhe një linje shumë të lartë difensive. Edhe “El Pais” i ka bërë homazh dygolëshit të Del Pieros, që “fundos Madridin.

Kapiteni veteran i Juventusit mposht ekipin e Shusterit”, shkruan e përditshmja sapnjolle, duke shpjeguar se si një lojtar, pothuajse 34 vjeç, shpesh i kritikuar, është akoma i aftë “të mposhtë ekipet që taktitkisht nuk janë shumë të organizuara”. Ndërkohë, “Il Mundo Deportivo” shkruan se një Del Piero “i frymëzuar dhe me superklas sulmon Bernabeun”.

Duke qëndruar në Katalonjë për “Sport”, një Del Piero “gjenial shkatërron një Real impotent”. Gazetat amerikano-jugore ndërkohë flasin edhe për prezencën e Diego Armando Maradonës në Bernabeu, i cili të mërkurën në Madrid ka ndjekur drejtpërdrejt “spektaklin e Del Pieros”, siç lexohet në sajtin e gazetës braziliane “Terra”. Por nata e shkëlqyer e Del Pieros nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha gazetat sportive, në çdo cep të botës, kanë dashur të celebrojnë karrierën e magjishme të kampionit bardhezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
E gjithë Spanja përulet para “Mbretit Ale”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: