Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndertimi i bimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Ndertimi i bimeve   Thu Nov 20, 2008 3:38 pm

Bimet janë gjallesa fotosintetike shumë qelizore, te pershtatura për te jetuar kryesisht ne mjedisin tokesor.
Siç dihet bimet gjatë veprimtarise se tyre, thithin nga toka kripera minerale dhe ujë dhe me pas i percjellin ato ne pjeset fotosintetike mbitokesore. Funksione te tjera janë aftësia pr rritje, kryerja e fotosintezez, depozitimi i lendeve rezerve, sigurimi i funksionit mbështetës etj.
Për te kryer gjithë këto procese, te bimet ndodhen dgrupe qilizash te veçanta ne formë, funksion e ndertim. Këto grupe qelizash ne biologji quhen inde.

Indet bimore ndahen ne dy grupe:
1 - Indet e perkohshme: meristematike ose embrionale, qe ruajnë aftësinë qe te ndahen gjatë gjithë jetës se bimes.
Sipas vendit ku ndodhen dhe sigurojne rritjen këto ndahen ne:
- meristemat e majave, qe rritin ne gjatesi kercellin, deget anesore dhe rrenjen.
- meristemat anesore ose te rritjes ne trashesi(te perfaqsuara nga kambiumi, felogjeni dhe perycikli).

2 - Indet e perhershme: qelizat e te cilave kryejne funksione te caktuara por humbasin aftësinë për tu ndare.
Këto ine rrjedhin nga indet meristematike dhe sipas funksionit qe kryejne ndahen ne:
- indet e mbulimit ose te mbrojtjes
- struktura me e perhapur e këtij indi është epiderma qe mbulon gjethet dhe kercejte e gjelbert. Ne pjesë te veçanta te epidermes ndodhen gojezat nëpërmjet te cilave bëhet kembimi i gazeve me mjedisin. Shpesh formohen qime epidermike.
indet e percimit
Sigurojne qarkullim e dy limfave kryesore. Limfes se paperpunuar (uji dhe kriperat minerale) dhe limfa e perpunuar (lendet qe rrjedhin nga fotosinteza)
Për këto dy limfa ka dy lloj enesh percuese.Për limfen e paperpunuar sherbejne gypat e drurit ose ksilema.
Për limfen e perpunuar sherbejne gypat e liberit ose floema.
indet e mbeshtetjes ose mekanike
sigurojne fortesi e qendrese.
Kolenkima siguron qendrese ne kercej e gjethe të reja.
Sklerenkima, e perbere nga qeliza te vdekura qe formojne fibrat ose fijezat.
Sklereidet, ndeshen kryesisht ne tulin e frytit te dardhes, ftoit etj
indet parenkimore
Janë qelizat qe perbejne tulin e gjetheve, fryteve e farave si dhe levoren dhe palcen.
Spas funksionit ndahen.
parenkima pervetesuse ku zhvillohet fotosinteza
parenkimat rezerve ku grumbullohet amidoni, proteina sheqernat etj
parenkimat ujembajtese, ne bimet e vendeve te thata.
parenkimat ajermbajtese, ne bimet e zhytura ne ujë
- indet te sekretimit
Quhen ndryshe tahitese dhe perbehen nga qeliza te cilat grumbullojne brenda tyre ose derdhin lende te tilla si qumështi bimor, rreshire, tanine etj

Ndertimi i gjethes: Gjethja tipike perbehet nga llapa. nervurat dhe bishti.
Nervurat qe pershojne gjethen vendosen ne mënyra të ndryshme. p.sh ne gjethen e gjershise nga nervura kryesore dalin nervura te tjera anesore. te tilla nervura quhen nervura pendore.
Nervura te tjera janë nervurat pellembore (gjethja e rrapit).
Nervura paralele kanë gruri.misri etj.
Gjethja qe ka vetëm një llape quhet e thjeshtë. Kur është e ndare ne gjetheza quhet e perbere.
Parenkina pervetesuese e gjethes qe është e perbere nga qeliza fotosintetike, është e ndertuar nga parenkima gardhore, ku zhvillohet pjesa me e madhe e fotosintezes, dhe parenkima sfungjerore me qeliza te crregullta e me hapësira te mëdha nderqelizore. Këto hapësira janë te mbushura me gaze, avuj uji oksigjen, dioksid karboni.
Të dy parenkimat formojne mezofilin. Mezofili është i rrethuar nga një shtrese qelizash epidermike te ngjeshura mirë njera - tjetrën. Këto qeliza formojne një shtrese te holle kutikule ose dylli mbi qelizat e epidermes. Qelizat e epidermes dhe kutikules janë te tejdukshme
Lendet hyjne e dalin ne gjethe përmes dy rrugëve, nga tufa enezore dhe nga gojezat
Neper tufat enezore uji dhe kriperat minerale qe vijnë nga rrenjet e kercelli hyjne ne gjethe.
Të gjethet këto tufa enezore janë nervurat.. ne perberje te çdo nervure marin pjesë ksilema qe transportojne ujin e kriperat minerale dhe floema qe transportojne lenden organike..

Shnerrimet e gjethes: Sipas kushteve te mjedisit rrethues, trajta dhe ndërtimi i gjethes te disa bime ka pësuar shnderrime (metamorfaza), te cilat janë te tilla sa është vështirë të besosh se gjethet e kaktusit, lozet e bizeleve, luspat e qepes janë forma te shnerruara te gjethes, pra metamorfaza e saj

Kercelli: Eshte një organ i rëndësishëm i bimes qe mban gjethet, lulet, frytet dhe sythat.. Kercelli kryen transportimin e lendeve nga rrenja ne gjethe dhe anasjelltas. Kercelli kryen dhe funksion mbështetës për bimen.
Kercelli mund te jetë barishtor ose drunor.
Kercelli barishtor përmban pak ose fare druine.
Pozicioni i drejtë i kercejve barishtore sigurohet nga turgori i qelizave, pra nga trysnia e lengut qelizor brenda mureve te qelizes.
Kercelli drunor perbehet kryesisht nga qeliza te vdekura por te forta.

Ndertimi i kercellit: Indet kryesore qe perbejne kercellin janë indet percuese dhe indet mekanike. Kercelli i bimeve barishtore ka ndertim te ndryshëm nga kercelli i bimeve drunore.

Ndertimi anatomik e kercellit te bimet drunore

1. Shtresa e jashtme e levores, e perbere bga indi i tapes.
2. Pjesa e brendshme e levores,e perbere nga gypat me shoshe te floemes
3. Shtresa e lenget, e perbere nga qeliza te gjalla te kambiumit. qeliza me veti embrionale ose siç quhen ndryshe meristematike.
4. Druina, e perbere nga rrathet vjetore.
5. Palca, qe ndodhet ne qendër te brendesis se kercellit..

Indi mbulues qe quhet epiderma, mbulon gjethet dhe kercejte e rinj.. Shpesh qelizat e epidermes vdesin nga te ftohtet, prandaj nën teformohet një ind tjetër mbulues, tapa. Qelizat e kësaj shtrese i kanë muret te tapezuara, pra te papershkueshme nga ajri, uji dhe ngrohtesia..
Ne disa vende shtreza e tapezuar nderpritet nga një grup qelizash te patapezuara e me hapësira nderqelizore, qe ne kercell krijone disa te ngritura ne trajte thjerrezash ose lenticele. Këto struktura i sigurojne kercellit kembimin e gazeve me amjentin rrethues.
Veç gypave me shoshe ne floeme ka dhe fibra
Kambiumi, si ind formues ndahet, dhe nga jashtë jep qeliza te floemes, kurse nga brenda jep qeliza te ksilemes ne sasi me te mëdha, duke siguruar kështu dhe trashjen e kercellit.
Ne zonen e drurit ka qeliza te gjalla me mure te holla, qe permbajne lende rezerve si dhe edhe ( trake) e fibra druri.
Ne kercejte e farezhveshurve, elementet kryesore te ksilemes nuk janë trakete por elemente me primitive trakeide. Ne floemen e tyre mungojnë qelizat shoqeruese.

Rrenja: Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke.
Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore.
Të gjethe shjqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta . Këto rrenje qe lindin nga kercelli ose hjethet quhen rrenje mitake.
Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrenjor te saj.
Kur rrenja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anesore, atëherë sistemi rrenjor quhet boshtor.. Kur rrenja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anesore , atëherë siastemi rrenjor quhet xhufkor

Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona.
1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike
2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes.
3 - zona e qimeve thithese
4 - zona percjellese.

Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.
Epiderma qe ndodhet ne siperfaqen e rrenjeve të reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose është shumë e holle..
Ne një zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre është te thithin pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet.
Levorja perbehet nga disa rradhë qelizash parenkimatike, te vendosura nën epiderme. Ne këto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne amidon dhe lende te tjera organike. përmes hapesirave nderqelizore te levores, ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem për frymarrjen. Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi janë kompakte dhe nuk kanë hapësira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bëhet e papershkueshme sepse çdo qelize e endodermes qarkohet nga një shirit ose brez i dyllte qe quhet brezi i Kasparit., i cili është i papershkueshem nga uji.. Kështu qe uji dhe lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nëpërmjet cipes se qelizave endodermike. Ne ke mënyrë, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes.
Cilindri qendror i rrenjes perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga një ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanë prejardhjen rrenjet dytesore te bimes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ndertimi i bimeve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Bisede E Lire-
Kërce tek: