Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kruz drejt ndarjes me Interin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Kruz drejt ndarjes me Interin   Thu Nov 20, 2008 2:48 pm

Megjithëse në dy ndeshjet e fundit të Interit, kundër Anorthosis në Ligën e Kampionëve (3:3) dhe Udinezes në kampionatin italian (1:0), Hulio Kruz ishte shpëtimtar i skuadrës italiane, duket se gjatë afatit kalimtar të janarit ai do të largohet nga “Xhyzepe Meaca”. Për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin Hoze Murinjo, ai duhet të kërkojë skuadër të re. Për shkak se ishte i padisiplinuar në fushë dhe vonesës në stërvitje, sulmuesi argjentinas u vu në “shënjestër” të Murinjos, por duket se as golat e tij të rëndësishëm nuk kanë dikuar që trajneri portugez të ndërrojë mendimin për sulmuesin e skuadrës së tij. Murinjo ka thënë se nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Kruzin, kontrata aktuale e të cilit skadon në muajin qershor. Sipas këtyre rrethanave, Kruz duhet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa interesimin për shërbimet e tij e kanë shprehur Roma dhe Barcelona.
Kruz për skuadrën e Interit është paraqitur në 181 ndeshje dhe ka shënuar 75 gola, megjithëse në shumicën e rasteve është inkuadruar nga banka e rezervistëve dhe për këtë arsye “Gazzetta dello Sport” e ka shpallur sulmuesin më të mirë zëvendësues në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kruz drejt ndarjes me Interin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: