Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Padrejtësitë e evropës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Padrejtësitë e evropës!   Thu Nov 20, 2008 2:47 pm

Me një “jo” të ftohtë është përgjigjur Mishel Platini në pyetjen se a mund të anëtarësohet Kosova në UEFA, duke harruar se kështu goditen disa mijëra veta që merren me futboll në Kosovë

Personalisht nuk po më pëlqen fare që gjithnjë e më shpesh po gjendemi në situatë që të ankohemi se dikush tjetër po na bën të padrejtë. Po e kam përshtypjen se kështu, po shndërrohemi gradualisht në ankimtarë të vazhdueshëm. Kjo nuk u ka hije “burrave” do të thotë dikush, dhe them se ka të drejtë. “Burrat” nuk ankohen por i kryejnë punët vetë. Por, ç’t’i bësh kur punët tona, jo gjithnjë, po varen, vetëm prej nesh. Me këtë as që më shkon ndërmend t’i marrë në mbrojtje ata që, nga paaftësia, përtacia apo për ndonjë arsye tjetër të ngjashme, nuk ia dalin që t’i kryejnë obligimet e veta. Mirëpo, nga dita në ditë po bindem gjithnjë e më shpesh, se jo gjithçka po varet vetëm nga dëshira, angazhimi dhe kontributi ynë, i kosovarëve. Këtë po e vërejmë në çdo lëmë të jetës, duke filluar nga ajo më e ndjeshmja, më qenësorja, politika, ku, ditëve të fundit kemi rënë “në troha të dreqit” me “6-pikëshin” e Ban Ki Munit e për të arritur deri te sporti, të cilit edhe i kushtohet kjo “fundjavë”. Për gati 9 vjet të pasluftës, deri më 17 shkurt të këtij viti, kishim shpresën dhe bindjen se me shpalljen dhe pranimin gradual të pavarësisë së Kosovës, shumë gjëra do t’i marrim në duart tona, dhe, gjithnjë e më pak do të varemi nga të tjerët, ose më saktësisht nga Evropa e Bota. Por, së paku deri më tash, 9 muaj pas shpalljes së pavarësisë, nuk pata rast të bindem shpesh dhe bindshëm për këtë. Edhe atëherë kur mendojmë se jemi në rrugë të mirë, Ban Ki Muni dhe të ngjashmit kujdesen që të na përkujtojnë se ata vazhdojnë të “kujdesen”, me tërë qenien, për ne. Këtë e dëshmoi edhe “Ban Ki Muni i futbollit Evropian”, kryetari i Organizatës Evropiane të Futbollit, UEFA-s, francezi Mishel Platini. Ai, gjatë qëndrimit dy-ditësh të kësaj jave në Shqipëri, në pyetjen se a ka gjasa Kosova të anëtarësohet në organizmin që ai i prin, u përgjigj shkurt me një “jo” të ftohtë, duke i dhënë më pastaj disa arsyetime që nuk ishin aq bindëse. Platini, si duket, as që e kishte parasysh se me këtë “jo” të ftohtë godiste dhe dëshpëronte me mijëra veta që në çfarëdo mënyre merren me futboll në Kosovë. Godiste ata djem të rinj që me entuziazëm punojnë duke pritur me padurim të gjenden përballë bashkëmoshatarëve të vet në Evropë. Dëshpëronte ata sponsorë që për 17 vjet kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë në futbollin e Kosovës, pa kurrfarë leverdie apo interesi konkret. Kjo “jo” e ftohtë e Platinisë, për çudi, vjen në momentin kur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s (Organizatës Botërore të Futbollit), për një moment është hamendur dhe ka vendosur që kërkesën e Federatës sonë të futbollit, ta rishqyrtojë në mbledhjen e dhjetorit. Zyrtarët më të lartë të FFK-së thonë se francezi ka qenë shumë më koperativ në bisedën që e kanë pasur ata me të, por ç’vlerë kanë fjalët “në katër sy” kur para botës, para një numri aq të madh të të pranishmëve, thuhet një “jo” e ftohtë?! Janë vërtet befasuese qëndrimet e fundit të FIFA-s e të UEFA-s. Kosovës i ndalohet të zhvillojë madje edhe ndeshje miqësore! Para më shumë se 6 vjetësh (në shtator të 2002-ës) Kosova ishte takuar me përbërjen më të fortë të Shqipërisë, takim ky që në Prishtinë e patën përcjellë më shumë se 25.000 veta. Edhe më vonë janë zhvilluar ndeshje të tilla si me Arabinë Saudite etj. Kjo është lejuar ende pa qenë shtet, ndërsa tash kur e kemi shpallur pavarësinë dhe ajo është pranuar nga më shumë se 50 shtete, prej të cilave edhe shumë superfuqi botërore, edhe kjo na ndalohet! Kush mund të thotë se ky nuk është një absurd i llojit të vet? Kështu nuk është vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Fjala vjen, në hendboll, para disa vjetësh, kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë, pjesëmarrja në kupat evropiane iu kishte lejuar 8 ekipeve kosovare, ndërsa tash kur Kosova është shpallur shtet, ky numër është reduktuar në 4 sish, ndërsa, ndërkohë, është refuzuar kërkesa e FHK-së për anëtarësim me të drejta të plota në IHF. Janë këto padrejtësi evidente që Evropa ia bën Kosovës, ia bën sportit kosovar e në veçanti ia bën rinisë kosovare. Pas gjithë kësaj, le të dalë dikush e le të thotë se sporti nuk është politikë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Padrejtësitë e evropës!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: