Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit   Tue Nov 18, 2008 1:39 pm

Nëntë ekspertë nga Këshilli evropian për identifikimin e kërcënimeve të reja mjekësore ndaj njerëzimit kanë konfirmuar atë që mendja e shëndoshë i thotë secilit pronar të audio player-ëve, dëgjimi me zë të lartë i muzikës mund të sjell deri tek dëmtimi serioz i shqisës së dëgjimit.
Personat të cilët gjatë çdo jave vetëm pesë orë dëgjojnë muzikë me zë të lartë në audio player-ët e tyre mobil sigurisht dëmtojnë përgjithmonë shqisën e tyre të dëgjimit. Këtë të dhënë e ka publikuar Këshilli nëntë-anëtarësh shkencor për kërcënimet ekzistuese mjekësore dhe ato që priten të vijnë nga zbulimet e mëtutjeshme i cili ka theksuar se dëmtimet të cilat i bëhen dëgjimit tek personat e rinj mund të vërehen vetëm në moshë më të vjetër.

Nga ana tjetër, studimi i njëjtë ka dëshmuar që dëgjimi i pajisjeve mobile audio mund të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë kryerjes së punëve të mërzitshme apo atyre që përsëriten në detyra të caktuara, por ka tërhequr vëmendjen se dëgjimi i muzikës në këtë mënyrë mund të jetë potencialisht i rrezikshëm gjatë kryerjes së punëve që lypin shumë përqendrim.

Sido që të jetë, sigurisht edhe adhuruesve më të flaktë të ‘muzikës në lëvizje” u është e qartë se dëgjimi i muzikës nuk mund të jetë i mirë për shëndet, e këtë tash e kanë dëshmuar edhe shkencëtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Bisede E Lire-
Kërce tek: