Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Virusi infekton Nasa-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Virusi infekton Nasa-në   Tue Nov 18, 2008 1:37 pm

Një krimb kompjuterik, që arrin të zbulojë fjalëkalimet, ka arritur deri në laptopët në bordin e Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar, konfirmoi NASA. Nuk është hera e parë që kompjuterat e NASA-s infektohen. SpaceReg.com arriti ta indentifikonte infeksionin si W32.Tgammima.AG, një krimb që përhapet duke kopjuar veten në pajisje mediatike të lëvizshme. Sipas Symantec-ut, i cili i ishte i pari që e lokalizoi një vit më parë, me të mbërritur në destinacion krimbi vjedh fjalëkalimet e lojërave online. “Kjo s’është hera e parë që kemi pasur një krimb apo virus”, u shpreh një zëdhënëse i NASA-s. “Nuk është diçka që ndodh shpesh, por nuk është as hera e parë”.

Kompjuterat e infektuar nuk ishin vendimmarrës, çka do të thotë se nuk ishin përgjegjës për komandimin dhe kontrollin e misionit, por zëdhënësi i NASA-s nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjes nëse ata ishin të lidhur me kompjutera vendimmarrës.

Mënyra e saktë se si mund të jetë infektuar një kompjuter në një stacion hapsinor nga një parazit i zakonshëm interneti, është paksa e paqartë. Fakti se ishin infektuar më shumë se një laptop i atribuohet lidhjes në rrjet ose disqeve flesh. Nga anën tjetër, të vërdallisesh në hapësirë mund të jetë një përvojë mjaft vetmitare, prandaj edhe shkelja e procedurave mund të bëhet e “lejueshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Virusi infekton Nasa-në
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Bisede E Lire-
Kërce tek: