Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Luan Krasniqi: Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Luan Krasniqi: Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë   Mon Nov 17, 2008 12:32 am

Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane, Luan Krasniqi, ka përjetuar humbje në duelin ndaj ukrainasit Alekandër Dimitrenko, që u zhvillua mbrëmë në Dyseldorf. Luani, i cili u rikthye në ring pas 16 muajsh pushimi, e nisi mjaft mirë duelin me boksierin ukrainas 11 vjet më të ri, duke mbizotëruar në dy rundet e para. Madje, në rundin e dytë i plasoi disa goditje shumë të sakta, aq sa u duk se ai po shkon drejt fitores së sigurt.
Megjithatë, sekondat e fundit të rundit të tretë ishin fatale për boksierin kosovar, kur nga një pakujdesi e tij, ukrainasi Dimitrenko arriti ta qëllojë me goditje të fortë në pjesën e djathtë të barkut, e cila ishte e përballueshme për Krasniqin. “Goditja e Dimitrenkos në mëlçi e bëri të vetën. Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë gjatë 20 viteve si boksier. Thjeshtë nuk mund të merrja frymë dhe të ngrihesha në këmbë. Do të dëshiroja të kisha edhe disa runde, sepse e kisha luftën nën kontroll”, ka theksuar Krasniqi pas kësaj humbjeje, e cila sipas të gjitha gjasave mund të jetë e fundit në karrierën e tij. Sa i përket përfundimit eventual të karrierës, Krasniqi ka pohuar: "Fillimisht do të ulem dhe do t’i shikoj gjërat, pastaj do të marr një vendim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Luan Krasniqi: Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: