Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ronaldo dëshiron kontratë të re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Ronaldo dëshiron kontratë të re   Mon Nov 17, 2008 12:31 am

Horge Mendes, zëdhënës i agjencisë së menaxherëve “Gestifute”, e cila përkujdeset për karrierën e anëtarit të kombëtares portugeze Kristiano Ronaldo, ka njoftuar se futbollisti është i interesuar të fillojnë bisedimet me zyrtarët e skuadrës kampione të Evropës, Mançester Junajted, rreth kontratës së re. “Zhurma” e Real Madridit për transferimin e Ronaldos ishte saga më e madhe gjatë afatit kalimtar të verës, por duket se portugezi ka vendosur të mbyllë këtë dilemë së paku për një kohë paksa më të gjatë. “Është normale që çdo futbollist të interesohet për kontratën e tij dhe kushtet e saj, ndërsa ai duhet të dëshmohet në fushë. Tash për tash nuk ka asgjë konkrete. Dëshirojmë t’i shmangim të gjitha spekulimet e medieve dhe për këtë arsye do të kontaktojmë me zyrtarët e Mançester Junajtedit. Sigurisht se do të flasim për kontratën e re, por ende nuk e dimë datën se kur do të fillojnë bisedimet”, ka thënë Mendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ronaldo dëshiron kontratë të re
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: