Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tevez: Maradona është motivimi ynë më i madh 30.10.2008

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Tevez: Maradona është motivimi ynë më i madh 30.10.2008   Sat Nov 15, 2008 5:23 pm

Sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Karlos Tevez, i ka dërguar një porosi të qartë përzgjedhësit të ri, Diego Armando Maradona, që të punojë me kokë, e jo me zemër në postin që e kishte ëndërruar që pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Dihet se Maradona ka një respekt të madh për sulmuesin e "djajve të kuq", për të cilin shpesh ka thënë se e donë sikur të ishte djali i tij. Megjithatë, Tevez mendon se askush nuk guxon të jetë i favorizuar kur bëhet fjalë për përfshirje në kombëtare, por njëherësh ka shprehur gëzimin e tij që do të jetë nën urdhrat e idhullit të tij. "Do të jetë vështirë, pasi e njoh temperamentin e tij. Është e nevojshme që Maradona të vendos me kokë, e jo me zemër. E di që do të mundohet të hyjë edhe vetë në fushë, pasi ai është i tillë. E di që është vështirë të punosh me një skuadër të përbërë prej yjeve të shumta. Ndoshta do të tingëllojë paksa e çuditshme kur ai do të na porosisë mua, Rikelmes apo Mesit që të mbetemi të përqendruar në dyluftim për vendin e titullarit. Megjithatë, mendoj se motivim më të mirë se sa Maradonën në krye të kombëtares nuk mund të kemi", ka përfunduar Tevez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tevez: Maradona është motivimi ynë më i madh 30.10.2008
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: