Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Del Piero:te shenosh para Maradones eshte nje gje e shkelqyer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Del Piero:te shenosh para Maradones eshte nje gje e shkelqyer   Sat Nov 15, 2008 5:21 pm

Kapiteni i Juventusit, Aleksandro Del Piero as që ka mundur të mendoj një skenar më të mirë se sa ai që i ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës në "Santiago Bernabeu", kur shënoi dy gola në fitoren e Juventusit ndaj Realit.
Del Piero më 9 nëntor do të festojë ditëlindjen e 34-të, por kohët e fundit ai është në formën e tij më të mirë dhe po përjeton rininë e dytë. Seria e golave të tij e ka nxjerrë Juventusin nga kriza e mëparshme. Del Pieron e kanë impresionuar dy detaje në ndeshjen ndaj Realit: prania e përzgjedhësit të ri të kombëtares së Argjentinës, Diego Armando Maradona, si dhe duartrokitjet e tifozëve madrilen, kur trajneri Klaudio Ranieri e nxori nga loja, pak para mbylljes së takimit. "Maradona ishte në stadium dhe për këtë arsye jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola në këtë ndeshje, të cilën ai e shikoi nga afër. Shpresoj që ai do të vijë më shpesh të na shoh neve si skuadër. Po ashtu jam i nderuar për duartrokitjet të cilat mi dhuruan tifozët madrilen, në një stadium aq të rëndësishëm dhe madhështor. Për të tilla emocione ëndërron çdo futbollist. Do të dëshiroja që t'i falënderoj tifozët e Realit për ato duartrokitje të ngrohta", ka pohuar Del Piero.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Del Piero:te shenosh para Maradones eshte nje gje e shkelqyer
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: