Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Baloteli shënon golin e 100-të për Interin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Baloteli shënon golin e 100-të për Interin   Sat Nov 15, 2008 5:20 pm

Feston përgjysëm edhe Mario Baloteli, me rastin e golit të tij të parë në Europë, goli i 100-të për Interin, qëkur ekziston Champions Liga. “Nuk e dija këtë, ua dedikoj prindërve të mi,” -ka thënë lojtari. Mario është një nga notat e pakta pozitive të mbërmjes qipriote, kuptimi i tij me Ibrën është natyral dhe goli i tij (i nënti në 20 ndeshje) u duk sikur e hapi rrugën e zikaltërve drejt fazës së dytë të Cahmpions Ligës.

Por është edhe Kruz, i cili për të dytën herë në këtë sezon (kishte ndodhur më parë në Meaca kundër Leçes) e bashkë me Hulio Sezarin shpëtojnë Mourinjon nga një figurë e keqe, por edhe nga një klasifikim, që ndërkohë ishte bërë shumë i rrezikshëm. Goli i 74-t i “Kopshtarit” (i 13-ti në Champions Ligë) e ka ndihmuar Interin të ruajë i vetëm kreun e renditjes (tri pikë larg Anorthosis) me mundësinë që të sigurojë përfundimisht vendin e parë pas tri javësh, duke fituar në shtëpi kundër Panathinaikosit.

Sulmuesi 34-vjeçar nga Santiago del Estero nuk shënonte në Champions që nga 12 dhjetori i 2007-s (goli i fitores kundër PSV Eindhovenit), por në këtë edicion, para ditës së martë, ai është aktivizuar vetëm 27 minuta: 16′ me Verderin dhe 11′ në ndeshjen e parë kundër Anorthosis. Ndërkohë, ka qenë kuptimplotë përqafimi me trajnerin pas ndeshjes. Duket se paqja është rikthyer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Baloteli shënon golin e 100-të për Interin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: