Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtypi sulmon Dekon dhe Skolarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Shtypi sulmon Dekon dhe Skolarin   Sat Nov 15, 2008 5:19 pm

Sipas gazetave, braziliani dhe portugezi janë dy përgjegjësit kryesorë për humbjen në Romë
Kanë ardhur, kanë parë, por në fund kanë dalë të mposhtur. Ndryshe nga ç’kanë deklaruar para ndeshjes, ku janë shprehur të sigurt se do të fitonin Champions Ligën, deri në atë pikë sa kanë prenotuar që tani hotelin për finalen e majit që do të zhvillohet pikërisht në Romë.

Një mendjemadhësi që ka pasur efektin e kundërt te Çelsi i Luiz Felipe Skolarit, i cili kundër verdhekuqve të Luçiano Spaletit ka marrë edhe “humbjen më të rëndë në dy vite e gjysmë”, siç ka shkruar dhe e përditshmja angleze “Daily Mirror” që, ndër të tjera ka kritikuar dhe Dekon për marrjen e kartonit të kuq, por jo vetëm atë.
DEKO, NEN AKUZE - Edhe gazeta tjetër angleze “Guradian” i ka dedikuar Dekos fotografinë më të rëndësishme me mbishkrimin “Çelsi shkatërrohet në Romë”, duke theksuar disfatën e bluve. Ndërsa “Daily Star” ruan për londinezët titullin kryesor “Deko përjashtohet, ndërsa Çelsi humb”, njësoj me “Sun” që, provokues si gjithmonë, luan me mbiemrin e lojtarit portugez “Decked” për të shpjeguar “natën e trishtë të bluve”, e mbyllur me një lumë golash në favor të ekipit italian.

Ndërkohë, “Dayli Mail” flet për “Rrugën Romane” me foto të Panuçit që feston golin dhe me nëntitull dedikuar të gjithin për mesfushorin portugez të Çelsit (”Deko del jashtë, ndërsa Çelsi shembet”), duke nënvizuar se kjo, që duhej të ishte “një natë e ëmbël romane për Skolarin”, është transformuar në një makth të vërtetë. Që është, pak a shumë i njëjti koncept i shprehur nga “Times”, që luan me historinë (”Çelsi në gojën e luanëve në Romë”) për të shpjeguar një humbje “shokuese” dhe “absolutisht e paparashikuar”, ndërsa për “Daily Telegraph” Çelsi është turpëruar nga një Romë agresive.
FAJTORI ESHTE SKOLARI - Por edhe Skolari meriton më shumë se sa një citim të thjeshtë, sepse, sipas shumë komentatorëve, është ai përgjegjësi i vërtetë i paraqitjes së turpshme të bërë në Olimpiko nga Çelsi. Nëse nuk besoni, mund të lexoni “Daily Sport”, që shkruan se “Roma shkatërron Skolarin e shkretë” dhe, mbi të gjitha “Daily Express”, që titullon “Skolari vuan në Romë”.

Por alarmi më shqetësues për klubin e “Stamford Bridge” vjen nga e përditshmja tjetër “The Indipendent”, që përmend fjalën “krizë” në shkrimin e saj, duke theksuar se dy humbje në katër ndeshje nuk janë rezultate shumë entuziazmuese për një ekip që synon të sundojë botën. Ndërkohë, detyrohet të bëjë një nga paraqitjet më të këqija të historisë së tij, qëkur klubi është blerë nga rusi Abramoviç, para “një Rome të ringjallur”.

Xhon Terri: Nuk “luftuam”!

Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka fajësuar ekipin e tij se nuk “ka luftuar” siç duhet në humbjen e pësuar në Romë në Champions Ligë. Skuadra e drejtuar nga Luiz Felipe Skolari ka humbur 3-1 në Olimpiko nga një ekip që ndodhet në vendet e fundit të Serisë A, pas një fillimsezoni shumë të dobët. “Nëse do të luajmë kështu do ta shohim nga shumë larg finalen e Champions Ligës.

Ky është një fakt i thjeshtë. Finalja, që do të luhet në Romë, është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne; duam të kthehemi sërish në maj, por me këtë lojë që kemi treguar nuk kemi asnjë shans. Ndoshta kjo ishte goditja që na duhej për t’u zgjuar,” - ka përfunduar Terri.

Vendel karikon Bordonë kundër Çelsit

Shënuesi i golit të fitores për Bordonë, Vendel, i ka bërë thirrje ekipit të tij të ruajë përqendrimin, si dhe dëshirën që kanë treguar në fitoren 2-1 kundër ekipit të Kluzhit, edhe në takimin e ardhshëm që do të luajnë kundër Çelsit, për të siguruar një vend në fazën e dytë të UEFA Champions Ligës.

Bordo nuk ka arritur asnjëherë ta kalojë fazën me grupe të Championsit, por fitoret e njëpasnjëshme të arritura kundër kampionëve të Rumanisë ia kanë rikthyer ekipit optimizmin, pasi kanë startuar në Grupin A me dy humbje demoralizuese.

Pas golave të fillimit të takimit të shënuar nga Joan Gurkuf dhe Dani, 26-vjeçari brazilian Vendel ka shënuar golin vendimtar për Bordonë me anë të një goditjeje dënimi shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë, duke i rritur ambiciet e klubit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Pas sigurimit të tri pikëve, Vendel e paralajmëroi ekipin e tij që të ruajë të njëjtin përqendrim për vizitën që do t’i bëjnë Çelsit më 26 nëntor. “Jam i lumtur për golin, por më shumë për tri pikët. Tani duhet të luajmë me të njëjtin shpirt gare edhe ndaj Çelsit,” -ka thënë Vendel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shtypi sulmon Dekon dhe Skolarin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: