Execute-FORUM
 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dëmtohet Beqaj, 15 ditë jashtë fushe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr-pipa
Antar 99%
Antar 99%


Numri i postimeve : 251
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Dëmtohet Beqaj, 15 ditë jashtë fushe   Sat Nov 15, 2008 5:18 pm

Ndeshja ndaj Interit e ka lënë me pasoja portierin e kombëtares shqiptare Arjan Beqaj. Sipas mediave qipriote, portieri i Anorthosis ka dëmtuar gjurin. Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se Beqajt i duhet të qëndrojë 15 ditë jashtë fushave. Nuk dihet nëse portieri kuqezi do të jetë pjesë e kombëtares në miqësoren me Azerbajxhanin.

Ndërkohë, pas barazimit me Interin, e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, për portierin kuqezi ka thënë: “Nuk të bindte te tre golat e pësuar, gjithashtu edhe në disa pritje gjatë lojës. Por fitoi pikë pas pritjeve shpëtimtare ndaj Ibrahimoviçit dhe Kambiasos.” Ai u vlerësua me notën 6.
Cana, poshtë nivelit për mediat franceze

Pavarësisht fitores 3-0 me PSV-në, mediat franceze kanë folur me tone kritike ndaj lojës së kapitenit të Marsejës, Lorik Cana. Sipas “football.fr”, nga Cana pritet shumë dhe në ndeshjen ndaj ekipit holandez ai bëri pak nga ato që ka shfaqur në përballjet e kaluara.

Mesfushori i kombëtares u vlerësua me notën e ulët 5. “Kreu shumë pak ndërhyrje në zonën e tij gjatë pjesës së parë, madje mbrojtësi Bonart është detyruar ta mbështesë dy herë në këtë periodë. Paraqitja e tij ka qenë poshtë nivelit që jemi mësuar të shohim,”- shkruhej në vlerësimin për Lorik Canës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dëmtohet Beqaj, 15 ditë jashtë fushe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se Vini ne ASC FORUM :: Gjithqka Reth SportiT-
Kërce tek: